MAL I ZI

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj i cili është pjesë e bashkimit të partive shqiptare në Mal të Zi ka shkruar se me koalicionin e përbashkët do të dalin fituesë absolutë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas Gjeloshajt ky është një koalicion i madh i shqiptarëve dhe tashmë synohet që të rikthehet drejtimi i Gucisë dhe Ulqinit.

Gjeloshaj shprehet i sigurt se shqiptarët do të fitojnë në zgjedhjet e 30 gushtit dhe i bën apel shqiptarëve që votën ta japin vetëm për shqiptarët, pra vetëm për koalicionin e partive kryesore shqiptare.

 

STATUSI NGA NIK GJELOSHAJ

Koalicioni i madh shqiptar u krye!
Alternativa shqiptare, Forca e re demokratike, Lidhja demokratike shqiptare, Lëvizja qytetare Perspektiva dhe Unioni i Tuzit!

Ky bashkim përfaqëson shqiptarët pa dallime , nga bregu i Buenës e deri në Dacaj të Rozhajës! Ky bashkim përfaqësohet me 15 këshilltarë në Kuvendin e Tuzit, 9 në Kuvendin e Ulqinit, 5 në Kuvendin e Gucisë, me nga një këshilltar në Kuvendin e Plavës dhe Podgoricës. Në total 31 nga 41 këshilltarët e subjekteve nacionale ose 71% të përfaqësimit politik nacional. Po ashtu pjesë e këtij koalicioni janë: nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, kryetari i komunës së Tuzit, kryetarët e Kuvendeve të komunës së Ulqinit dhe Tuzit, nënkryetarët e komunës së Tuzit dhe Gucisë…

Vlerësoj se ka ardhur koha që elektorati shqiptar ta diferencojë politikën shqiptare dhe se koalicioni jonë ëshë alternativa më e mirë, unike dhe më gjithpërfshirëse. Përveç kësaj pa dilemë mund të konsiderohet si vazhdimësi e bashkimit në Malësi. Kështu që ky koalicion na jep shpresë dhe optimizëm që së bashku me diasporën dhe të gjithë shqiptarinë do të dalim fitues apsolut me 30 gusht.

Apeli ynë kombëtar, asnjë votë për subjektet e ashtuquajtura qytetare!
Vota shqiptare vetëm për shqiptarë, për listën më të mirë, për koalicionin tonë!

Me fitorën tonë na pret punë dhe përgjegjësi e madhe, që të gjithë bashkë të përmirësojmë zhvillimin ekonomik të zonave shqiptare! Ta rikthejmë drejtimin e Ulqinit dhe Gucisë! Të rikthejmë pronat dhe të faktorizojmë dhe intervegrojmë shqiptarët në çdo nivel!

Shqiptarët gjithmonë kur u bashkuan, ia dolën!
Modeli i Tuzit është shembulli më i mirë dhe më aktuaI! Të bindur se fitorja e 30 gushtit do të jetë vazhdimësi e pandalur e fitoreve të shqiptarëve së bashku me diasporë dhe shqiptarinë!

Sinqerisht,
Nik Gjeloshaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb