Ish- deputetja e PD, Grida Duma e ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka thënë se sistemi zgjedhor i Kosovës është i mirë për Shqipërinë, por nuk mund të luftosh për të pa siguruar votën e lirë.

Duma thotë se vota e lirë është rrënja apo embrioni dhe pas saj PD është e hapur për çdo diskutim. Ajo vlerëson sistemin zgjedhor të Kosovës që sipas saj i jep kredibiliteti Shqipërisë ndërsa për marrëveshjen, ajo nuk e quan atë një Reformë Zgjedhore por edhe atë që është arritur Rama po e bën pis.

Gjithsesi Duma shprehet se Rama tashmë në buzë të greminës nuk mund të rrëzojë marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik të ndërmjetësuar nga SHBA

”Nëse nuk siguroni rrënjën e bimës mos prisni të mbijë. Pra nëse ju këpusni diçka dhe e fusni në dhe, dhe thoni që do të futet, nëse nuk siguroni rrënjën e bimës nuk lulëzon dot. Pra rrënja është vota e lirë. Nuk mund të luftosh për sistemin nëse nuk siguron embrionin. Ne kemi luftën në grup që duam votën e lirë, më pas le të bëjmë diskutime të tjera. Unë kam folur duke bërë pozicionin konstruktiv. E kam shkruar në 12 teza në 2013 dhe do të vijoj. Këtu mungon konkurrenca. Mendoj që peshku qelbet nga koka, nga politika, dhe politika duhet të jetë konkurrenciale. Sistemi i Kosovës është më i mirë për Shqipërinë, listat që përcaktohen 140 veta nga kryetarët e partive dhe t’i heqim atyre që duan të bëjnë diversion. Askush kudo që të shfaqeni nuk mund ta kthejmë në spekulim, sepse 140 veta i përzgjedhin kryetarët, nga ana tjetër i heqin përgjegjësinë kryetarëve që këto të jenë lista individuale por i japin demokracinë njerëzve që të shkojnë tek emri, emër kredibël, duam të japim kredibilitet Shqipërisë, ja ky është sistemi i Kosovës. Kjo nuk ka një diskutim nëse është problem politik apo i partive. Rama vetë këtë po e bën pis. Nisim një diskutim konstruktiv dhe dikush shfaqet djallëzisht, dhe thotë sot nuk lejoj koalicionet parazgjedhore. Nuk besoj që Rama në buzë të greminës ka këllqe që një marrëveshje të Këshillit Politik me mbështetjen e SHBA ta hedhë poshtë. Rama përpiqet të marrë komisionet KQZ, koalicionet, që thotë mos më shani.

Rrezikon me Ramën të merrte komisionet zgjedhore, nuk ka shqiptar që beson sot që komisionet janë të depolitizuara, u arrit kjo, identifikimi biometrik.”- tha Duma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb