Nënkryetari i Partisë Republikane Alket Hyseni dhe deputeti i PS-së Alkety Hyseni kanë debatuar me njëri-tjetrin në emisionin “Real Story” në “News 24” për listat e hapura.

Hyseni u shpreh se sistemi aktual është më i miri i mundshëm, ndërsa Sulaj nënvizoi se oferta e PS-së është mashtrim.

Alket Hyseni: Ju nuk do nxirrni asnjë deputet në Tiranë. Po xhiron kot, nuk më ka bërë pyetje kush mua në jetën time.

Blendi Sulaj: Ne si PR do marrim dy deputetë. Zoti Hyseni vjen këtu e flet në emër të partisë. Oferta e PS-së është mashtrim.

Alket Hyseni: Një parti normale do të vendos në listë të parët ata që mendon se janë më të mirët. Ne kemi vendosur një kusht, që kandidatët të jenë individë me kontribut në shoqëri.

Ky është sistemi më i drejtë nga të gjithë të tjerët. Vota e emigrantëve dhe depolitizimi i administratës do ta bëjmë se nuk bën.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: