Është mbajtur sot në Kuvendin e Shqipërisë mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Mbledhja e parë e dy Kuvendeve mbahet me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Kojufca janë pritur nga kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla.

Seanca ka nisur me mbajtjen e dy himneve, fillimisht ai i Kosovës dhe më pas i Shqipërisë, teksa deputetët janë ngritur më këmbë për të respektuar dy himnet. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ulur përbri Ramës, në vendin e zakonshëm të kryeministrit, ashtu si edhe Konjufca pranë Nikollës.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka hapur punimet e kësaj mbledhjeje për të vijuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Rama Kurti
Rama Kurti

Sipas axhendës së publikuar, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurtit kanë mbajtur nga një fjalim.

Gjithashtu, një një fjalim përshëndetës kanë mbajtur edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb