Ka nisur marshimi i qytetarëve nga “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Sot bëhen 112 ditë nga protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Marshimi ka vijuar me thirrjet “Poshtë Edi Rama”, “qeveri e krimit”, “Ju erdhi fundi”.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit.
Protesta vijon pa ndalurm ndërsa pjesë e tubimeve ka qenë edhe Diaspora e cila është shprehur njëzëri për largimin e Ramës.
