Revolta qytetare kundër qeverisë ka shënuar sot ditën e saj të 44-të radhazi të qëndresës. Sheshi “Skënderbej” në kryeqytet ka nisur të mbushet nga protestuesit, të cilët kanë zbritur në shesh me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës.

Sipas pjesëmarrësvem, kjo protestë nuk do të ndalet dhe nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kauzës së tyre kryesore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb