Protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe në ditën e 54-t, ndërsa nga sheshi nuk kanë munguar mesazhet kundër qeverisë dhe reagimet ndaj shoqërimeve të protestuesve nga policia.

Një prej qytetarëve që mori fjalën gjatë tubimit tha se ndalimet dhe ndërhyrja e policisë nuk do ta ndalin protestën, duke iu referuar edhe kohës që, sipas tij, kaloi në paraburgim.

“Pas 5 orëve në paraburgim, aty ku dhuna policore nuk mund ta ndalojë shpirtin e këtij revolucioni. Nuk ka polici, nuk ka deputet që mund të na ndalojë të protestojmë si qytetarë të thjeshtë. Një shtet që të quan terrorist, me një deputet që e ka emrin Tao Balla, nuk mund të të quajë terrorist kur proteston për 54 ditë në mënyrë paqësore. S’mund të quhesh terrorist kur proteston me vezë. Një shtet që ka frikë nga një vezë s’mund të quhet shtet. Lironi çunat, lironi gocat…”, u shpreh ai.

Protestuesi e cilësoi të papranueshëm etiketimin e qytetarëve si “terroristë”, duke theksuar se protesta, sipas tij, ka qenë paqësore dhe se pjesëmarrësit do të vijojnë rezistencën edhe në ditët në vijim.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb