Protestuesit sapo kanë mbërritur në “Sheshin Italia” ku edhe mbajti kryeministri Edi Rama antimitingun. “Lumë” protestuesish mbushin “sheshin Italia”. Një mesazh edhe për kryeministrit Edi Rama, vjen me thirrjet e shqiptarëve që tashmë janë në revolte prej 13 ditësh, “Rama jep dorëheqjen”.

Me flamuj kuq e zi, me thirrjet e tyre kundër qeverisë, protestuesit japin një mesazh të qartë, “jemi më shumë”.

Kujtojmë se ditën e sotme në sheshin Italia, kryeministri Edi Rama në 35-vjetorin e PS, mbajti një anti-miting, që nisi rreth orës 18:00, pak para nisjes së protestës së shqiptarëve të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb