Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.
Marshimi ka vijuar me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi”.
Protestuesit theksojnë se kërkesa e tyre kryesore dhe e panegociueshme mbetet largimi i menjëhershëm i Edi Ramës nga detyra.
Platforma e tyre përfshin krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor për të përgatitur vendin për zgjedhjet e ardhshme, si dhe shfuqizimin e disa nismave ligjore që konsiderohen si të dëmshme e në kundërshtim me interesat e qytetarëve shqiptarë.
