Stadiumi i ri Kombëtarë është padiskutim investimi më i madh sportiv në Shqipëri, një projekt afro 70 milion euro. Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin është i ftuari i nderit në inaugurimin e këtij impianti modern. Po aq i rëndësishëm se sa “Air Albania Stadium” është dhe projekti tjetër i FSHF-ës në bashkëpunim me qeverinë e futbollit europian, “Shtëpia e Futbollit”, një investim që parashikon zyra të reja dhe mini fusha në funksion të FSHF dhe futbollit në vend. Për të parë nga pranë këtë investim, ka zbritur në terren edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb