Prej ditësh tashmë qytetarët kanë artiluluar problematika të fushave të ndryshme ekonomike dhe sociale.

Sot njëri prej folësve tha se është në këtë protestë sepse nuk ka ku dërgon fëmijët pasi nuk ka cirk, teatër dhe qendra kulturore dhe se kultura është në ditën më të keqe.

Qytetari tha se Edi Rama po mendon se ku do të arratiset dhe se ata duhet ta çojnë atë në azil politik.

“Ditët e fundit jemi aq shumë sa Rama jo vetëm e ka menduar dorëheqjen, por po mendon se ku do të arratiset. Shqipëria meriton më shumë se korrupsioni dhe vjedhja e pronave.

Jam këtu sepse arti dhe kultura është në ditën më të keqe. Nuk ka prind që nuk mendon se ku do të çojë fëmijët. U shkatërrua cirku, Teatri Kombëtar u shemb, nuk kemi qendra kulturore. Ndaj sot u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen dhe të bashkohen, ta çojmë Ramën në azil politik”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: