Vijojnë tensionet në Prishtinë, pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Hagës për ish-krerët e UÇK-së. Pasi marshuan në rrugët e Prishtinës, qytetarët, kanë lëshuar thirrje pro UÇK-së, ndërsa më pas janë ndalur te godina e EULEX.

Sakaq, disa prej tyre në shenjë kundërshtie kanë shkelmuar dyert dhe rrethimin e godinës së EULEX.

Ndërkohë vazhdimisht protestuesit thërrasin emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi, që u dënua me 25 vite, por ashtu edhe emrat e ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Veseli, Krasniqi dhe Rexhepi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: