“Poshtë komunizmi”, “ju erdhi fundi”, “Atdheu nuk Shitet”, “Bashkohuni me Ne”; janë thirrjet e qytetarëve të cilët prej më shumë se 3 orë vijojnë protestën kundër qeverisë.
Të rinj, të reja, fëmijë, të moshuar, janë bërë bashkë në këtë protestë dhe në këtë kauzë e cila duket se nuk ndalet, por ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, edhe jashtë kufijve.
Me flamuj kuq e zi, plis në kokë, duke marshuar në të gjitha rrugët e Tiranës, të rinjtë kanë treguar se kur Atdheu thërret, bëhen të gjithë bashkë.
Kjo është dita e 9 e protestës, që sa vjen bashkon edhe më shumë shqiptarë të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
