Që nga nisja e protestës, kryeministri Edi Rama ka bërë një sërë deklaratash kundër saj. Një nga argumentet ka qenë edhe prishja e imazhit të Shqipërisë dhe dëmtimi i turizmit.
Njëri prej protestuesve i ka kthyer përgjigje duke deklaruar se a është në dijeni ai që ka familje shqiptare që nuk shkojnë dot me pushime në bregdet.
I riu gjithashtu tha se protesta po suportohet nga e gjithë bota.
“Kryeministri tha se kjo protestë po dëmton turizmin. A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?
Ne po na suporton e gjithë bota sepse guxuam të ngrejmë zërin kundër këtyre këtu”, tha i riu.
