Me thirrjet “nesër më shumë”, është mbyllur protesta e 71 e revolucionit qytetar. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit në kuadër të protestës së 71 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët janë ndalur pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.
“Arrestoni Ramën!” ishte një prej thirrjeve të protestuesve, të cilët kërkojnë që organet e drejtësisë të hetojnë dhe të marrin masa ndaj kryeministrit dhe zyrtarëve që janë përgjegjës për korrupsionin dhe keqqeverisjen.
Protesta, e cila nisi fillimisht kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, është zgjeruar me kërkesa politike.
