Sot shënohet dita e 30-të e protestave masive kombëtare kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.
Qytetarë të shumtë kanë nisur të grumbullohen në Sheshin “Skënderbej”, duke lëshuar thirrje të njëzëshme për dorëheqjen e menjëhershme të kreut të qeverisë.
Pas grumbullimit fillestar, pjesëmarrësit do të marshojnë drejt bulevardit kryesor për të vijuar qëndresën dhe revoltën e tyre përpara godinës së Kryeministrisë.
