Menjëherë pas përfundimit të fjalimeve të ashpra dhe tejet të zjarrta në podiumin e ngritur përpara godinës së Kryeministrisë, turma e protestuesve ka vendosur të nisë marshimin masiv në rrugët kryesore të Tiranës.
Me thirrje të vazhdueshme kundër qeverisë, “Arresto Ballukun!”, dhe duke kërkuar rrëzimin e asaj që e cilësojnë si “klikë qeveritare”, protestuesit janë vënë në lëvizje përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
