Pas fjalimeve dhe mesazhe para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës .
Rezistenca qytetare është në ditën e saj të 55-të, duke u renditur ndër protestat më të gjata të zhvilluara në 35 vitet e pluralizmit në Shqipëri.
Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të cilën pjesëmarrësit e cilësojnë si të panegociueshme.
Për 55 net me radhë, mijëra qytetarë janë mbledhur përpara Kryeministrisë dhe më pas kanë zhvilluar marshime në rrugët e Tiranës.
