Pas fjalimeve te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës.

Marshimi ka vijuar me thirrjet, “Shqipëria kërkon revolucion”; “Rama jepe dorëheqjen”.

Protestuesit shprehen të vendosur se revolta do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protesta ka në fokus kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë, por kritikat nuk janë kufizuar vetëm te mazhoranca.

Pjesëmarrësit kanë sulmuar vazhdimisht edhe opozitën e drejtuar nga Sali Berisha, duke kërkuar largimin e asaj që e cilësojnë si kasta e vjetër politike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: