Marshimi i protestuesve në Tiranë është shoqëruar me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e tij.

“Rama jepe dorëheqjen” dhe “Mjaft më! Populli kërkon dinjitet, drejtësi dhe ndryshim”, ishin disa nga sloganet që dominuan protestën.

Në tubim marrin pjesë edhe shqiptarë të ardhur nga Diaspora, të cilët i janë bashkuar protestës në mbështetje të kërkesave të qytetarëve.

Protestuesit shprehën solidaritet me personat e ndaluar gjatë protestës së mëparshme para Kuvendit, e cila u shoqërua me përplasje.

“Pa dhënë dorëheqje, nuk ndalojmë”, brohorasin pjesëmarrësit gjatë marshimit.

Gjatë protestës u dëgjuan edhe thirrje kundër klasës politike në tërësi, si dhe kërkesa që SPAK të hetojë zyrtarët e përfshirë në raste korrupsioni.

Në tubim pati gjithashtu slogane të drejtpërdrejta kundër figurave politike, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. “Rama në burg, Berisha në burg”, janë thirrjet e tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb