Një pjesëmarrje rekord në tubimin e sotëm në Tiranë. Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e Tiranës. Një protestë si asnjëherë më parë, si për nga pjesëmarrja, ashtu edhe nga organizimi.
Kjo është protesta e 13 që mbahet kundër kryeministrit Edi Rama në Tiranë. Me një pjesëmarrje historike, shqiptarët kërkojnë largimin e tij. Shqiptarë nga Londra, Italia, Athina, Gjermania, kanë qenë të pranishëm në këtë tubim.
Protesta janë zhvilluar edhe në shtete të ndryshme ku jetojnë shqiptarë, në Zvicër, në Londër, në Itali, në Firence, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Nesër është paralajmëruar një pjesëmarrje edhe më e madhe, pasi theksohet se pranishme do të jetë edhe Diaspora.
