Protesta e 66-të radhazi u mbajt sot para Kryeministrisë. Pas fjalimeve protestuesit vijojnë marshimet në rrugët e Tiranës me thirrjet, “Rama në burg, Berisha në burg”.
Shqiptarët përsëritën kërkesat e tyre kundër qeverisë dhe kërkesat për ndryshim politik.
Gjatë marshimit vijuan me thirrje si: “Ju erdhi fundi”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Revolucion”, “Shqipëria e shqiptarëve”, si edhe “Rama në burg, Berisha në burg”.
Qytetarët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa pritet edhe pjesëmarrje me masive e Diasporës.
