Protestuesit që po zhvillojnë marshimin në Tiranë kanë ndaluar para godinës së Parlamentit, ku kanë hedhur thirrje kundër institucioneve dhe mazhorancës.
“Parlament i krimit”, “PS-PD, këlyshë komunistësh” dhe “Ju erdhi fundi” ishin disa nga thirrjet e protestuesve gjatë ndalesës së tyre para Kuvendit.
Pjesëmarrësit në protestë shprehen se prej 42 ditësh po kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe keqmenaxhim të vendit.
Njëri prej aktivistëve, Visuar Dalipi tha se në datë 23 korrik është seanca e fundit plenare dhe i bëri thirrje gjithë protestuesve të jenë prezent aty para parlament për një protestë tjetër para parlamentit.
Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë marshimin dhe aksionin e tyre qytetar, duke theksuar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre për ndryshim politik.
Marshimi ka vijuar në rrugët e Tiranës, ndërsa situata po monitorohet nga autoritetet.
