Qytetarët 55 ditë rezistencë. Një protestues në një intervistë për “News24”, tha se kryeministri Edi Rama e di shumë mirë që qytetarët nuk i besojnë më dhe se është treguar “besëprerë”.
“Nëse Edi Rama donte të na dëgjonte nuk do priste 55 ditë, nuk do na kishte sharë. Por kërkon të manipulojë. Edhe zonjën e moshuar u përpoq që ta përdorte. Në vend që të mbajë përgjegjësi për dështimin e qeverisë, ai vazhdon të bëjë përpjekje të ulëta”, tha ai.
