“Lironi çunat”, janë këto thirrjet që jehojnë në protestën e sotme në Tiranë, në mbështetje të protestuesve të arrestuar, gjatë tubimit para Kuvendit që u mbajt para disa ditësh.

Mijëra shqiptarë kanë mbushur Bulevardin në protestën kundër Ramës. Sheshi është ndriçuar nga blicët e qytetarëve.

Në protestën mbarëkombëtare, kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama. Kësaj protesta i është bashkuar edhe Diaspora, duke bërë histori me një pjesëmarrje rekord.

“Mirëseerdhët Diasporë. Në fytyrat tuaja shoh ato të tim vëllai. Sot në fytyrat tuaja shoh fytyrat e Shqioërsë së Re pa autokratë si Edi Rama. Jemi këtu që nënat tona të mos na përcjellin më me lot në sy. Kemi ikur për 36 vjet. Nuk ikim më, ikni ju. Jam këtu me besimin se në Shqipërinë e Re ka një drejtësi të re që heton edhe Edi Ramën, edhe oligarkët edhe autokratët edhe pronarët e mediave”, u shpreh një protestuese.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb