Mbahet sot protesta e 39 kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët njëzëri kërkojnë largimin e Ramës.
Gjithshtu protestuesit vijojnë me thirrjet e tyre “Rama në burg,Belinda në burg”. Një prej protestuesve hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe disa zyrtarëve, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit , Ballukut dhe ndëshkimin e zyrtarëve që, sipas tij, mbajnë përgjegjësi për situatën në vend.
“Besim Voja, ai që ka rrahur protestuesit brenda. Besim Voja kriminel i Ramës. Na ka vënë gjoba ne… Rama të japë dorëheqjen sa më parë, mos e ço popullin në konfrontim. Të shkojë në Izrael të japë dorëheqje. Se po të jetë këtu do e kapë SPAK-u. Ose do e kapim ne do e hedhim në kosh. Të japë dorëheqje se do e çosh popullin në luftë civile. Rama në burg Belinda në burg”, tha ai.
