Në protestën e 49 kundër qeverisë, shqiptarët tregohen të vendosur në kërkesat e tyre, dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesi në fjalën e tij, bëri thirrje që qytetarët të mos dorëzohen ndërsa nuk kanë munguar edhe thirrjet për SPAK, ndaj të cilit kërkoi arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Ndërsa nuk kanë munguar edhe kritikat ndaj presidentit Bajram Begaj duke u shprehur se “nuk bën asnjë punë”.

“SPAK-ut i japim ultimatum, 72 orë që të arrestojë Edi Ramën dhe Belinda Ballukun. Presidenti, i shkreti vetëm vulën ka. Por duhet të shkrijë Parlamentin”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb