TIRANË- “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Arrestoni Ballukun”, “Shqipëri e Re”, “Revolucion janë thirrjet e protestuesve gjatë marshimit të tyre në rrugët e kryeqytetit.

Shqiptarët janë në revoltë kundër Ramës. Kjo është protesta e 25 kundër kryeministrit Rama, qeverisë së korruptuar. Dhe kërkohet dorëheqja e tij e panegociueshme.

Protesta nisi në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej” dhe me pas vijoi marshimi drejt Kryeministrisë. Megjithëse ishte një mot me shi, stuhi, për disa orë, protestuesit nuk e ndalën protestën.

Pas disa orësh tubim para godinës së Ramës dhe thirrjeve për dorëheqjen e tij, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Një protestë si asnjëherë më parë në Shqipëri, një qëndresë prej 25 ditësh dhe që është paralajmëruar të vijojë deri në largimin e Ramës. Më 20 qershor 2026, protestës iu bashkua edhe Diaspora në Tiranës.

Ndërsa ditën e sotme, 24 qershor 2026 u paralajmërua një tjetër tubim madhështor në Tiranës, të shtunën, ku shqiptarë nga të gjitha vendet pritet t’i bashkohen.

Mesazhi i kësaj revolte mbetet i qartë si në ditën e parë, dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb