Pas fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë, turma e protestuesve ka nisur të marshojë në rrugët kryesore të kryeqytetit. Me thirrje të fuqishme dhe brohoritje të njëpasnjëshme, qytetarët kanë vijuar të kërkojnë largimin e kreut të qeverisë, duke elektrizuar atmosferën në bulevardet e Tiranës.

“Rama jepe dorëheqjen! Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!” ishin thirrjet kryesore që dëgjoheshin në kor nga qindra qytetarët që marshonin.

Marshimi ka sjellë bllokimin e përkohshëm të disa akseve rrugore, teksa protestuesit shprehen të vendosur për të mos e ndalur qëndresën e tyre deri në përmbushjen e plotë të kërkesave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb