Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Sot mbahet protesta e 56 kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës.
Protestuesit kanë bërë thirrje edhe për SPAK, duke kërkuar që të hetojnë kryeministrin.
“Hetoni Ramën, bëni detyrën tuaj. Në komisariatin numër 3 mbahen ende qytetarë. Marshimin e sotëm ia dedikojmë atyre. Lironi çunat, lironi gocat”, tha ai.
