TIRANE- Dy gola të Coutinhos dhe një i Benteces kanë zhvlerësuar golin e Ramires, duke i dhënë një shuplakë të rëndë Jose Mourinhos, që tashmë pritet të largohet nga Chelsea.

Tekniku portugez këtë sezon ka koleksionuar 6 humbje në kampionat, ndërsa ka gjetur vetëm tre fitore e dy barazime. Një performancë mjaft e dobët, e cila nuk ka trishtuar tifozët, që në “Stamford Bridge” sot kishin vendosur një pankartë ku shkruhet; “Mourinho you are the best”, që përkthehet, “Mourinho, je më i miri”.

Ndeshja e zhvilluar në orarin e drekës, e vlefshme për javën e 11-të të Premier Ligës kanë nxjerrë në pah problemet difensive të lodinezëve. Kampionët e Anglisë kanë pësuar tre gola me kundra sulm dhe falë aftësive individuale të lojtarëve nga “Anfield Road”.

Jose Murinho
Jose Murinho gjatë ndeshjes!
Loja ishte mjaft dramatike për teknikun portugez, i cili fillimisht buzëqeshi, kur Ramirez në minutën e 4’ gjeti rrugën e golit. I gjithë stadiumi u ngrit peshë. Por me kalimin e minutave, loja e djemve të Jurgen Klopp nisi të rritej dhe mbajtja e topit për të kuqtë u rrit ndjeshëm, dyfish më shumë se Chelsea. Kjo rritje e lojës së të kuqve solli dhe golin e barazimit, të shënuar nga Coutinho, në të tretën minutë shtesë të pjesës së parë. Fraksioni i dytë i lojës vijoi me të zotët e shtëpisë në sulm, por “mysafirët” nuk u trembën dhe përmes një kundrasulmi të shpejtë i dhanë mundësi Coutinhos të dyfishonte rezultatin. Ishte minuta e 73’, kur Special One pa t’i dridhej toka nën këmbë, por nuk u dekurajua, duke i kërkuar të tijve të dilnin në sulm, çka solli më shumë hapësira pas, dhe Benteke në të 83’ i dha shuplakën e fundit Murinhos, që tashmë pritet të largohet nga Chelsea.

Për t’u shënuar është fakti se kjo fitore e Liverpool është e para nën drejtimin e teknikut Jurgen Klopp, që në ndeshjen e parë barazoi me Totenham në fushën e të kuqve, por në sfidën e dytë në stolin e Liverpool, Klopp shijoi një fitore të mrekullueshme ndaj kampionëve të Anglisë. Tashmë Liverpool ngjitet në kuotën e 17 pikëve. (ATA)

Panorama e ndeshjeve dhe klasifikimeve në Gjermani, Angli, Spanjë e Itali:

Premier Liga, Java 11-të:
Sot:
13:45 Chelsea FC- Liverpool FC 1-3
16:00 Crystal Palace – Manchester United
16:00 Manchester City- Noruich City
16:00 Neucastle Utd – Stoke City
16:00 Suansea City- Arsenal
16:00 Uatford FC- Uest Ham
16:00 Uest Bromëich- Leicester City
01.11.2015
14:30 Everton FC- Sunderland
17:00 Southampton- Bournemouth
02.11.2015
21:00 Tottenham- Aston Villa

Klasifikimi: Manchester City 22, Arsenal 22, Uest Ham 20, Manchester United 20, Leicester City 19, Tottenham 17, Liverpool 17*, Crystal Palace 15, Southampton 14, Uest Bromëich 14, Everton 13, Suansea City 13, Uatford FC 13, Stoke City 12, Chelsea 11*, Noruich City 9, Bournemouth 8, Sunderland 6, Neucastle Utd 6, Aston Villa 4
*Një ndeshje më shumë

Budensliga java 11-të
30.10.2015
20:30 Eintracht Frankfurt- Bayern München 0-0
31.10.2015
15:30 Köln- Hoffenheim
15:30 FC Augsburg- Mainz
15:30 Hertha BSC- Mönchengladbach
15:30 Schalke 04- Ingolstadt
15:30 Verder Bremen- Borussia Dortmund
18:30 Volfsburg- Bayer Leverkusen
01.11.2015
15:30 VfB Stuttgart- SV Darmstadt
17:30 Hamburger SV- Hannover 96

Klasifikimi:Bayern München 31 Pike*, Borussia Dortmund 23, Schalke 19, VfL Volfsburg 18, Hertha 17, Bayer Leverkusen 17, Mönchengladbach 15, Ingolstadt 14, FC Köln 14, Hamburger 14, Darmstadt 13,Eintracht Frankfurt 13*, Mainz 12, Verder Bremen 10, Hannover 8, VfB Stuttgart 7, Hoffenheim 6, FC Augsburg 5/ *Një ndeshje më shumë

Primera Division, Java 10-të:
30.10.2015
20:30 Deportivo La Coruña- Atlético Madrid 0-0
31.10.2015
16:00 Real Madrid- UD Las Palmas
18:15 Valencia CF- Levante UD
18:15 Villarreal CF- Sevilla FC
20:30 Getafe CF- FC Barcelona
22:05 Real Sociedad – Celta de Vigo
01.11.2015
12:00 SD Eibar- Rayo Vallecano
16:00 RCD Espanyol – Granada CF
18:15 Sporting Gijón – Málaga CF
20:30 Real Betis – Athletic Bilbao

Klasifikimi: Real Madrid 21, FC Barcelona 21, Atlético Madrid 19*, Celta de Vigo 18, Villarreal CF 17, Deportivo La Coruña 14, SD Eibar 13, RCD Espanyol 12, Sevilla FC 12, Valencia CF 12, Real Betis 12, Athletic Bilbao 11, Getafe CF 10, Rayo Vallecano 10, Málaga CF 9, Sporting Gijón 9, Real Sociedad 9, UD Las Palmas 6, Granada CF 6, Levante UD 6/*Kanë luajtur një ndeshje më shumë/

Seria A, Programi i Javës së 11-të
31/10/2015
18:00 Juventus FC- Torino FC
20:45 Inter Milano- AS Roma
01.11.2015
12:30 Fiorentina- Frosinone Calcio
15:00 Bologna FC- Atalanta Bergamo
15:00 Carpi FC- Hellas Verona
15:00 Genoa – Napoli
15:00 Udinese Calcio- Sassuolo Calcio
20:45 Lazio- AC Milan
02.11.2015
19:00 ChievoVerona – Sampdoria
21:00 US Palermo – Empoli FC

Klasifikimi: Roma 23 Pikë, Inter 21, Napoli 21, Fiorentina 21, Lacio 18, Sassuolo 18, Atalanta 17, Milan 16, Torino 15, Sampdoria 15, Chievo 12, Juventus 12, Palermo 11, Xhenova 11, Udinese 11, Empoli 11, Frosinone 10, Bolonja 6, Carpi 5, Verona 5.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: