Trajneri i Liverpool, Arne Slot doli në konferencë para ndeshjes ndaj PSG në Champions.

“Në dyzet e nëntë ndeshje në shtëpi, kemi shënuar dy ose më shumë gola në tridhjetë e gjashtë prej tyre. Kjo na jep besim se mund të bëjmë diçka të veçantë. Duhet ta nisim ndeshjen në mënyrë agresive dhe të sigurohemi që të rikthehemi në rezultat sa më shpejt. Një gol mund të ndryshojë gjithçka.

Ata e kishin topin rreth shtatëdhjetë e gjashtë për qind të kohës. Kjo është diçka që duhet ta ndryshojmë. Nëse e mbajmë më shumë topin, do të kemi më shumë mundësi për të sulmuar.

“Njerëzit mund ta kenë të vështirë ta kuptojnë, por qasja jonë nuk do të jetë shumë ndryshe. Ne nuk luajmë për t’u mbrojtur 90 minuta.

“Ne i bëmë presion disa herë, por në disa raste kjo i la ata një kundër një me portierin tonë. Kjo është diçka që duhet ta përmirësojmë.

“Besojmë se mund të bëjmë diçka speciale. Por për ta arritur këtë, duhet të jemi shumë, shumë më të mirë se herën e kaluar”, tha ai. Liverpool ështur mundur 2-0 në takimin e parë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb