Është nën kontratë me Mallorca-n deri në 2028, por në Spanjë dhe Turqi, e bëjnë të sigurt rikthimin e Vedat Muriqi te Fenerbahce. Ky transferim është lakuar prej kohësh, mbi të gjitha në Turqi, por ashtu si në rastin e Mourinho-s, edhe në rastin e Vedat Muriqit pritet që fillimisht të mbyllen zgjedhjet për presidentin e ri të Fenerbahce-s.

Aziz Yildirim, presidenti historik i klubit nga Stambolli, është rikthyer sërish të kandidojë për postin e presidentit. Yildirim ka përfshirë kartën Muriqi në tezën e tij, në premtimet elektorale. Në më shumë se një herë, Aziz Yildirim ka premtuar se nëse do të zgjidhet president do të rikthejë Vedat Muriqin në Stamboll. Ky opsion nuk është thjesht një premtim, por një ide konkrete dhe sipas mediave në Turqi pritet të realizohet pasi Yildirim në bazë të sondazheve është kandidati favorit për t’u zgjedhur president i Fenerbahce-s.

Vedat Muriqi mbylli një sezon fantastik te Mallorca ku realizoi 23 gola, dy më pas se golashënuesi më i mirë në La Liga, Kylian Mbappe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb