Këngëtarja amerikane me origjinë shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka shënuar një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj. Ajo është përzgjedhur si një nga artistet kryesore për të interpretuar në albumin zyrtar të Kupës së Botës FIFA 2026, i cili do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Në bashkëpunim me reperen e njohur amerikane BIA, Ava Max sjell këngën me titull “Energy”, një projekt ritmik dhe plot fuqi që premton të jetë një nga himnet më të dëgjuara të këtij eventi global sportiv. Një ndërthurje perfekte mes pop-it energjik të Ava-s dhe repit të fuqishëm të BIA-s, e dizajnuar posaçërisht për atmosferën e stadiumeve, Energy premton t’i japë më shumë energji botërorit.
Kënga mund të dëgjihet ne Spotify, You Tube, Apple Music dhe të gjitha platformat muzikore.
