Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj prezantoi forcat ‘’Shqiponja’’ në Dibër e cila do të shërbejë si strukturë shtesë e rendit dhe sigurisë.

Lleshaj ndërkohë vlerësoi qarkun e Dibrës me parametra optimale sa i përket ngjarjeve kriminale, duke shtuar se në vendet që ka mend, s’ka dhunë.

 

NJOFTIMI NGA SANDER LLESHAJ

#Dibër – Ceremonia e prezantimit të forcave SHQIPONJA në #DVPDibër, struktura shtesë për rritjen e rendit dhe të sigurisë ??

Fakti që Dibra ka parametra optimalë, pa ngjarje të rënda, dëshmon se në vendin ku ka mend, nuk ka dhunë. E këtu qytetarët janë të parët me kontributin e tyre.

Kursi ynë është më shumë punonjës policie, investime, mjete, si dhe më shumë cilësi. Kjo e rrit sigurinë, ndaj jemi të fokusuar të investojmë për të. Kemi më shumë siguri, sepse kemi investuar më shumë për të.

Kemi shtuar jo vetëm numrin në Polici, por kemi shtuar strukturat që na mungonin në PSH, duke rritur kapacitet.

Ftesë të rinjve të talentuar për t’ju bashkuar Njësisë “C” kundër krimit kibernetik.

OFL synon sekuestrimin e pronave me burim kriminal. Deri tani janë qindra prona, që shpejt presin vendimet për konfiskim. Çrrënjosja e krimit, vetëm kur i merren pasuritë e tij.

Sistemi i ri i drejtësisë, garanci për punën e PSH. Nuk e kemi më drojën që policia i kap, e drejtësia i nxjerr jashtë, përgjithësisht.

#MëShumëSiguri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb