Futbollistë prej kristali. Kjo është shprehja që përdoret për lojtarët që dëmtohen shpesh. Po cilët janë ata që janë dëmtuar më së shumti në karrierën e tyre? Kampioni në këtë kategori është Neymar.

Braziliazni, i cili do të qëndrojë jashtë fushave të blerta deri në verë, është një nga ata futbollistë që shpenzon më shumë kohë në “infermieri” sesa në fushë. Ai nuk do të luajë më këtë sezon.

Një dëmtim i parakohshëm i kyçit të këmbës së djathtë ka lënë jashtë fushës yllin e PSG-së, i cili që kur mbërriti në Paris, në verën e vitit 2017, ka pësuar 20 lëndime të natyrës së ndryshme dhe ka humbur 146 nga 319 ndeshjet zyrtare, që ekipi i tij ka luajtur nga ai zbarkim i tij si miliarder, teksa u ble për 222 milionë euro nga Barcelona.

Neymar nuk është i vetmi futbollist prej “kristali”, pasi disa të tjerë kanë përjetuar situata të ngjashme. Jo shumë pas brazilianit mund të radhisim Eden Hazard te Real Madrid me lëndimet e tij të shumta dhe mungesën e kontributit në fushën e lojës. Belgu ka humbur 76 ndeshje me madrilenët.

Nuk mbeten pas edhe Dembele, që shpesh qëndron në bokse te Barcelona, por edhe Pogba vitet e fundit ka qëndruar më shumë jashtë sesa në fushë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb