Alessandro Bastoni është një nga lojtarët e preferuar nga tifozët e Interit. Mbrojtësi zikaltër, këtë sezon kontribuoi për ekipin, duke i dhënë një shtysë të madhe drejt titullit. Së fundmi, ai iu përgjigj në një intervistë, kur u pyet nëse do të donte të mbyllte karrierën te kjo skuadër.

“Personalisht e ndjej këtë, veçanërisht pas asaj feste, pas asaj që ishte demonstrimi i dashurisë nga të gjithë. Por kur gjërat shkojnë mirë është e lehtë të festosh dhe të jesh i lumtur, për fat të keq kam kaluar edhe zhgënjime të mëdha si humbja e skudetos në 2022 ose finalja e humbur e Champions League. Edhe në atë periudhë kemi marrë shumë përkrahje nga fansat, kështu që mund të them se kam dëshirë ta shpërblej këtë dashuri” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: