“Ikona” Ledio Pano tha në Botërori Amerikan se lojtari i ndeshjes në ndeshjen Portugali-Kroaci nuk ishte Ronaldo, por Modric. Ai u shpreh se nga portugezët nuk i pëlqeu asnjë, për atë që dhanë në fushë.

“Të kesh Ronaldon ke historinë mbi supe, por padyshim që në këtë takim nuk ishte lojtari i ndeshjes.

Për mendimin tim, lojtari i ndeshjes ishte Modric dhe jo Ronaldo. Në mos Modric, Kovacic dhe Perisic. Nga Portugalia nuk më pëlqeu asnjëri, edhe pse u kualifikim. Padiskutim që është çështje marketingu”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb