Më shumë se 3 900 shishe uiski të rrallë, i blerë nga një amator amerikan do të shiten në ankand nga shtëpia skoceze “Whisky Auctioneer”, sipas të cilës bëhet djalë për koleksionin më të rëndësishëm privat të shitur ndonjëherë më parë.

“Whisky Auctioneer” njoftoi dje në faqen e saj të internetit shitjen në ankand, vitin e ardhshëm, të atij që e cilësoi koleksioni perfekt që përfshin shishe skoceze, por edhe irlandeze, amerikane, japoneze që vlejmë më shumë se një milion sterlina.

“Shkalla dhe e veçantia e tij e bëjnë një prej zbulimeve më emocionuese të botës së uiskit”, theksoi themeluesi i “Whisky Auctioneer”, Iain McClune, në një komunikatë.

Është një amerikan nga Kolorado, Richard Gooding, i cili për shumë dekada mblodhi këtë koleksion duke udhëtuar rregullisht në Skoci në kërkim të shisheve speciale.

Koleksioni përfshin gjithashtu Macallan 1926 Fine & Rare 60 vjeçar, i cili mban edhe rekordin e botës për shishen e uiskit të shitur më shtrenjtë (1,7 milionë euro në tetor).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb