LONDËR- Qeveria konservatore britanike edhe pse e kërcënuar nga masat shtrënguese, ndërhyri sot në mbështetje të traditës së Mesjetës në lidhje me shkrimin e ligjeve në lëkurën e viçit.

Javën e kaluar, Dhoma e Lordëve vendosi pezullimin e kësaj praktike të prapambetur që nga “Magna Carta”, për të kursyer 80 mijë sterlina (103 mijë euro) në vit.

“Por, zyra e kabinetit qeveritar që koordinon veprimtaritë e qeverisë britanike, është shprehur e gatshme për të mbuluar të gjitha shpenzimet e shkrimit të ligjeve në lëkurën e qengjit ose të dhisë”, u shpreh Matthew Hancock, ministër i kabinetit qeveritar, për të përditshmen britanike “The Daily Telegraph”.

“Ndërsa mbarë bota përreth nesh është në proces ndryshimi të vazhdueshëm, ne duhet të ruajmë disa nga traditat tona më të rëndësishme duke mos anashkaluar përdorimin e lëkurës së viçit në formë karte të shkruar”, vlerësoi ai.

“Magna Carta”, teksti themeltar ligjor, i hartuar në vitin 1215, paraqet në formë të detajuar të drejtat e individit si dhe parimin e barazisë para ligjit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: