Qeveria konservatore britanike e Boris Johnson përshëndet ”fitoren e demokracisë” në SHBA dhe është e gatshme të punojë me administratën e re të Biden, për konsolidimin e marrëdhënieve të privilegjuara tradicionale me aleatin e madh të huaj, deklaroi ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dominic Raab.
”Jemi të gatshëm të punojmë me administratën e re të Joe Biden për të konsoliduar marrëdhëniet e veçanta tradicionale me aleatin tonë të madh të huaj”, theksoi ministri i Jashtëm Dominic Raab, në përgjigje të pyetjeve të ndryshme lidhur me një debat të zhvilluar jo rastësisht në Dhomën e Komuneve në prag të transferimit të pushtetit në Shtëpinë e Bardhë mes Donald Trump dhe Biden.
”Rifillimi i punimeve të Kongresit dhe certifikimi i fitores së Joe Biden më 7 janar kanë dërguar një mesazh thelbësor, sipas të cilit vullneti demokratik i popullit amerikan nuk mund të vihet në rrezik nga një pakicë e dhunshme…e vogël, por brutale”, deklaroi Raab duke i cilësuar skenat e Uashingtonit si të turpshme.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb