Ushtria ukrainase ka shënuar përparime të rëndësishme në çlirimin e territoreve të cilat ishin të pushtuara nga Rusia.

Banorët e qyteteve të çliruara nga forcat e ushtrisë ukrainase kanë dalë në rrugë për të mirëpritur trupat si çlirimtarë.

Ushtarët janë pritur ngrohtësisht nga civilët në qytetet dhe fshatrat e çliruara ndërsa trupat ukrainase vazhdojnë të përparojnë mes luftimeve të ashpra.

Pamjet nga qyteti i Balaklia menjëherë pasi ushtarët ukrainas hynë, tregojnë një skuadër që pritej nga banorët.

Duke qarë, gratë dalin nga një bllok apartamentesh dhe përqafojnë secilin nga ushtarët me radhë.

Një anëtare e Parlamentit të Ukrainës, Inna Sovsun, ndau videon në Twitter duke thënë: “Banorët e qytetit të çliruar përqafojnë ushtarët ukrainas që çliruan qytetin e tyre nga okupimi. Njerëzit i ftojnë ushtarët në shtëpitë e tyre për petulla!!! Edhe pse ka një krizë humanitare në qytet.”

Në një tjetër video, shihet një ukrainase teksa qendron në portën e shtëpisë së saj, dhe sapo ka parë ushtarët e vendit të saj, ka shpërthyer në lot. Më pas një nga ushtarët e ka përqafuar atë, ndërsa takimit është bashkuar edhe një ukrainas, dyshohet bashkëshorti i gruas, i cili i buzëqeshur ka përshëndetur çlirimtarët.

 

Shsfghsfgj
Shsfghsfgj
Wffdsdhfgj
Wffdsdhfgj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb