DURRES– Artistë dhe personalitet nga i gjithë vendi i japin sot nderimet e fundit artistit Fadil Hasa, i cili një ditë më parë u nda nga jeta, pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante. Në homazhet e zhvilluara në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, i dhanë lamtumirën e fundit aktorit të njohur të humorit, miq, të afërm, si dhe njerëz të artit dhe kulturës, përfaqësues të institucioneve, etj.

Të prekur nga ndarja nga jeta e artistit të merituar, ata kanë shprehur vlerësime për aktorin që bëri të qeshë me vite me radhë breza të tërë shqiptarësh. Në homazhe ka marrë pjesë edhe kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb