Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar sot në Kolegjin Zgjedhor ankimimin për vendimin e KAS për Qarkun e Beratit.

Në padinë që gazetari Ergys Gjençaj siguron për “BalkanWeb”, LSI ankimon vendimin e KAS për të miratuar rezultatin zgjedhor të 25 prillit të dalë nga rinumërimi i 114 kutive të votimit, si dhe rrëzimin e kërkesës së kësaj force politike për të shpallur të pavlefshëm rezultatin në këtë qark.

LSI vijon të theksojë se zgjedhjet në Qarkun e Beratit janë vjedhur, ndaj dhe sipas kësaj force politike duhen shpallur të pavlefshme.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb