Deputeti Luan Baçi ka deklaruar se raportimet në lidhje me një konflikt të ndodhur mes kandidatit Ardit Hazizaj dhe dy qytetarëve, nuk është i vërtetë.

Ai u shpreh se të tilla pretendime janë përpjekje për të hedhur baltë mbi figurën e tij, një iniciativë që Baçi deklaron se ka nisur nga zyrat e kryetares aktuale dhe njëkohësisht kandidates së mazhorancës për këtë bashki, Majlinda Bufi.

“Jam këtu për të deklaruar publikisht për një lajm të gënjeshtër për një problem në Roskovec.

Frika e Bufit të Roskovecit e stafit të saj dhe Rilindjes, sikur kandidati për kryetar bashkie ka goditur dy qytetarë është i rremë. Kam qenë disa orë nën shoqërinë e tij, dhe në momentin që ka ndodhur konflikti kemi qenë bashkë.

Kandidati Ardit Hazizaj nuk ka qenë e asnjë konflikti, se si ka ndodhur, kush është dhunuar dhe kush i ka dhunuar kjo është kompetencë e policisë.

Interesi im është të dimë të vërtetën që mbi kandidatin po derdhet baltë që del nga zyrat e Rilindjes dhe Bufit që është e frikësuar për rezultatet”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: