Zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama paralajmëron qamet nga Vlora më 25 prill për horrat e pushtet. Ai publikon pamjet e takimeve në qytetin bregdetar, teksa thekson se në të gjithë votuesit e LSI-së në Vlorë ka energji e vendosmëri për të fituar.

“25 prilli – dita e madhe e fitores:
JO TËRMET, TËRMET, POR QAMET, QAMET DO TË JETË VLORA ME 25 PRILL PËR HORRAT E PUSHTETIT.
Çfarë force e çfarë dashurie, çfarë energjie dhe çfarë vendosmërie për të fituar në zgjedhjet e 25 prillit ka në të gjithë votuesit e LSI-së në Vlorë.
Një takim emocionues në rajonin nr. 2 të qytetit, si dëshmi e mbështetjes dhe e përkrahjes qytetare, me bindjen se LSI do të fitojë në Vlorë dhe Vlora do të fitojë me LSI-në.
Ndaj jo tërmet, tërmet, por qamet, qamet do të jetë 25 prilli për horrat e pushtetit”, shkruan Luan Rama.

Luan Rama Fb
Luan Rama Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: