TIRANË

Universiteti “Luarasi” nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Fondin e investimeve për inovacionin INNVEST. Rektori i Universitetit “Luarasi”, Prof. Dr. Ethem Ruka thotë se 15 studentë të universitetit “Luarasi” pjesë e fakultetit të teknologjisë dhe informacionit do të trajnohen në kompani të ndryshme për një periudhë tremujore në fushën e inovacionit.

“Me nënshkrimin e kësaj marrveshje 15 studentë të fakultetit teknologjisë së informacionit dhe inovacionit do të trajnohen kompani të ndryshme falas për një periudhë tre mujore dhe atom und të bëhen edhe trajnues për studentët e tjerë.” – u shpreh Ruka.

Fabiola Duro, CEO dhe themeluese e INNVEST thotë se qëllimi i INNVEST është të injektojë inovacionin nëpër sektorë të ndryshëm, si një nxitje e rëndësishme për ndryshime pozitive dhe që do ti vij në ndihmë studentëve në të ardhmen.

“Jemi mëse të gatshëm që të zhvillohet ky bashkëoperim së pari me këtë projetk I cili ëhstë tepër i shpejtë dhe në krye të tre muajve do të kemi impakte të drejpërdrejta jo vetëm për t’i dhënë studentëve një mundësi tjetër por për të qënë talente të rekrutuara nesër pasnesër.Pra kjo ndërlidh edukimin,inovacionin por dhe të ardhmen por dhe për tu punësaur për të qënë i sigurt në një ambient të tregut të punës i cili kërkohet sa vjen edhe më shumë.”- tha Fabiola Duro, CEO and Founder of Innvest

Për rektorin e universitetiti “Luarasi” ky memorandum bashkëpunimi do të ndihmojë studentët në fushën e inovacionit.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje t’i japim një frymëmarrje të re Universitetiti dhe studentëve tanë për t’i edukuar me frymën e inovacionit. Ne kemi student të shkëlqyer dhe do t’i vendosim në provë dijet e tyre që kanë marrë.” -u shpreh Ruka.

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit në Universitetin “Luarasi” ofron programe studimi që u japin mundësinë studenteve të formohen me njohuritë e duhura teorike e praktike për të punuar e kontribuar në fusha të rëndësishme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: