Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi vuri theksin tek mungesa e financimit për degën e mësuesisë në Universitetin e Elbasanit.

Nga Komisioni i Arsimit, Boçi theksoi se arsimimi ka humbur në Elbasan, Shkodër dhe në Gjirokastër, për shkak të mungesës së paketave financiare. Mes të tjerash Boçi i shtroi pyetjen ministres se Arsimit, se cilat janë paketat financiare për të shpëtuar arsimin e lartë.

“Duhen 8 vite të prodhosh një mësues. Një investim i jashtëzakonshëm. Për 10 vite del një mjek. Sot nuk kemi më prodhim mësuesish. Pas 10 viteve kjo shoqëri do të ketë krizë mësimdhënie dhe nuk do të ketë më mësues. Merrni ekselentët, paguani për të mbrojtur degët për mësuesit e rinj. Merrni ekselentët. Shihni pagat për pedagogët sepse janë mjerane. I keni harruar studentët dhe mbështetjen financiare për ta.”, -tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb