TIRANE-Krimi i trefishtë në Tiranë më shumë se për gjakmarrje duket se ka ndodhur për shkak të 20 kilogramëve kokainë të Kamorras, shkruan sot Gazeta Panorama. Sa më shumë ditë kalojnë nga ngjarja në qendër të Tiranës, aq më shumë detaje dalin në dritë rreth motiveve reale të këtij krimi të rëndë.

Grupi hetimor çdo ditë zbulon lidhje mes tre krimeve të ndodhura në harkun kohor të 6 muajve, mes Roterdamit të Holandës dhe Shqipërisë. Ndonëse zyrtarisht dosja e vrasjes së Mentor Lufit (Doçi), që shkaktoi edhe dy viktima të tjera gjatë përplasjes me armë, është dërguar në Gjykatë me motivin “vrasje për gjakmarrje”, duket se shkak real ka pasur një sasi të konsiderueshme droge. “Zhdukja” e 20 kilogramëve kokainë, me vlerë rreth 1 milion USD, në pronësi të një prej bosëve mafiozë të Kamorras, dyshohet të ketë sjellë një zinxhirë atentatesh në Holandë dhe Shqipëri.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: