TIRANE- Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka marrë një letër falenderimi nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Ash Carter. Përmes kësaj letre, Sekretari Amerikan falenderon ministren Kodheli dhe qeverinë shqiptare, për ndihmën e menjëhershme që ka dhënë në luftën kundër ISIL.

Z.Carter në këtë letër i referohet aktit terrorist të 13 nëntorit në Paris, ndërsa thekson rëndësinë që aleatët dhe partnerët të vijojnë bashkëpunimin në luftën kundër ISIL. “Ju falenderoj për atë çfarë ka kontribuar Shqipëria deri më tani, veçanërisht në angazhimet e mëparshme në luftën e Koalicionit kundër ISIL. Donacionet tuaja kanë treguar një efekt të menjëhershëm dhe të qënësishëm në terren, thuhet në letër.

“Ne, gjithashtu, vlerësojmë shumë gadishmërinë e Shqipërisë për të kontribuar me Polici Ushtarake, në mbështetje të Karabinierisë Italiane me mision trajnues të policisë së Bagdatit, nënvizon ndër të tjera Carter. Sekeretari Amerikan për Mbrojtjen thekson se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të vendosura për të bashkëpunuar me Shqipërinë, pasi, janë të bindur se, kontributi Juaj do të luajë një rol të rëndësishëm në stabilitetin e lindjes së mesme dhe me tej, si dhe dëshmon për bashkëpunimin tonë të shkëlqyer.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: